8 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaLajmeMexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është pyetur nga gazetarët nëse pas zgjedhjeve lokale mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai u shpreh qartë se fokusimi i tyre mbetet tek zgjedhjet lokale dhe se çdo spekulim për zgjedhje të parakohshme parlamentare është i pabazuar.

“Dikush don ta gënjen, ta motivon elektoratin e vet se këto janë zgjedhje lokale dhe pas zgjedhjeve lokale do shkojmë në zgjedhje parlamentare. Unë mendoj se këto të AKI-së kur do t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve lokale, do t’I harrojnë edhe zgjedhjet parlamentare. Pra ne jemi tash të fokusuar në zgjedhjet lokale, Qeveria ka legjitimitet, ka numra, ka detyra përpara, ka programin përpara dhe nuk ka nevojë pra të bëjmë harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet do të jenë të rregullta kur janë të parapara” tha Mexhiti.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që spekulimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë qenë temë diskutimi në opinion, por Mexhiti nënvizoi se prioritet mbetet puna konkrete për qytetarët dhe përmbyllja e të gjitha zotimeve të dhëna ndaj tyre.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments