Se si e sheh të ardhmen politike të kundërkandidatit nga AKI, Bujar Osmani i cili humbi zgjedhjet në Çair që në raund të parë, Izet Mexhiti, njëri nga liderët e VLEN me qëndrim se ndoshta është “djegur” politikisht me qëllim në Çair.
“Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që z.Ahmeti e imponoi Bujar Osmanin për kandidat në Çair për ta djegur si figurë politike, apo si pretendent për kryetar të BDI-së”, ka thënë Mexhiti.
Ai vlerëson se nga prizmi i sotëm mirë që Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi, dikur pjesë e Grupit të zjarrit në BDI, nuk vazhduan me të sepse siç thotë, “do të bënin opstrukcione gjatë procesit brenda VLEN”.
Se a mund të jetë Ziadin Sela pjesë e qeverisë, Mexhiti madje nuk e mohon këtë, por siç shprehet “është turbulluar skena politike, derisa janë profilizuar këto dy taborë”.
Ndërsa me largimin e Arben Taravarit, ai thotë se VLEN u bë më e fortë dhe më e bashkuar.
“Këtë e dëshmojnë rezultatet në terren. Taravarit i ofruam 5 kryetarë komunash si VLEN, shkoi për 4 në BDI, por mbeti pa asnjë komunë”, tha Mexhiti.





