Lideri i LD Izet Mexhiti thotë se për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti. (INA)Lideri i LD Izet Mexhiti thotë se për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti. (INA)