Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se që të ndodh ndryshimi te shqiptarët duhet të ndodh ndryshimi te BDI-ja.

“Nëse bëjmë kalkulime në bazë të numrave të terrenit në të kaluarën del se ka patur 250 mijë vota aktive shqiptare, të cilët janë shpërndarë. Kur në këto 250 mijë vota, BDI ka marrë 110=115 mijë, BDI ka dalë fitues. Tani më nuk ka 250 mijë vota për shkak se në këto tre vite ka një largim alarmant të ikjes së rinisë në perëndim dhe mund të jenë diku 200 mijë-210 mijë vota dhe këto do të përcaktojnë fituesin dhe humbësin në zgjedhjet parlamentare. Ndryshimin te BDI e bën Lëvizja Demokratike sepse, dikush mund të thotë se janë 5%, dikush thotë se 15% e dikush 30%. Të marrim se janë 20, ato me automatizëm janë 40 mijë kur dalin në taborin tjetër dhe kjo është ajo që e bën ndryshimin”, tha Izet Mexhiti.

Ai tha se ata po bëjnë një opozitë në parime dhe se mund të dalin edhe me premtim se koalicioni do të funksionojë edhe në afat më të gjatë pra me një premtim se ky koalicion do të funksionojë në tetë vitet e ardhshme. /SHENJA/