Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme.
“Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht. Ne mendojmë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Qeveria e ardhshme do të ketë mbi 75 deputetë. Ajo do të jetë stabile, do të luftojë korrupsionin, do të luftojë për shtetin ligjor, do të jetë orientuar drejt integrimeve europiane, do të jetë e përkushtuar për zhvillimet ekonomike dhe jetesën e qytetarëve”, tha Izet Mexhiti në intervistën për RTSH.