8 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti takon ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler

Mexhiti takon ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler

Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler, për të diskutuar bashkëpunimin tonë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.

Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit dhe zhvillimin e turizmit liqenor, si dhe mbi hapat konkretë të propozuar nga ekspertët amerikanë, si përforcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit.

Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockwell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin, dhe do të ndajë ide për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet tona.

Ruajtja e Liqenit të Ohrit mbetet prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, dhe bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të na ndihmojë ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore dhe kulturore.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments