Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh kryetar i ri i Çairit, Izet Mexhiti në intervistën “Hajde flasim” në TV21 ka thënë se VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale dhe në raundin e dytë siç tha “shkojmë për t’i mbaruar me sukses zgjedhjet aty ku është VLEN në balotazh”.
“E shoh energjinë, atmosferën dhe kjo më jep të mendoj se pothuajse në të gjitha shqiptare do të jemi fitues”, tha Mexhiti.
Lidhur me deklaratën e kreut integrisit, Ali Ahmeti se është fitues i zgjedhjeve lokale, ai me përgjigje se BDI ka fituar vetëm në Likovë.
“Kanë fituar po ku? Ata në vazhdimësi kanë folur për legjitimitet, për referendum dhe nëse e masim legjitimitetin, nuk mund të matet legjitimiteti shqiptar me Pllasnicën që është komunë e komunitetit turk. Ata thirren në Çashkën, por sa kanë qenë në qeveri nuk kanë mundur ta fitojnë Çashkën, dikush ka kontribuar për t’u fituar Çashka, sepse është mbipartiake, sepse listat e këshilltarëve kanë qenë të përziera dhe nuk kemi nxjerr kandidatë dhe mbetet që BDI ka fituar vetëm në Likovë”, ka thënë Mexhiti.





