Zv/kryeministri i Parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur vërejtjeve të Ali Ahmetit për estetikën e ndërtimeve në Çair, duke thënë se para se të flasë për estetikë, do ta bëjë kanalizimin në Zajaz.
“Zajazin do ta bëjmë me kanalizim, 14 milion euro kam ndarë nga Ministria e Ekologjisë që Zajazin e Ahmetit ta bëjmë me kanalizim pas 20 viteve. Kur ta kryejmë atë do të flasim për estetikë”, deklaroi Zv/kryeministri Mexhiti.