Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se problemi në mosrealizimin e premtimeve dhe zvarritjen e problemeve në Qytetin e Shkup nuk qëndron te programet e ngecura në këshillin e Qytetit, siç pretendon Danella Arsovska, shkruan Alsat.
Ai paralajmëroi se këshilltarët e tij do t’i votojnë të gjitha programet në seancën e ardhshme.
“I dëgjova mesazhet, se nuk qenkan votuar programet, kanë penguar këta ose ata. Ja, unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së do t’i lus këshilltarët nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së menjëherë t’i votojnë programet nëse është aty çështja. Mendoj se kanë seancë në datën 29 dhe do t’i lus që t’i miratojnë që ata programe që ajo thonë se nuk janë votuar, t’i votojmë, por asgjë s’do të ndryshojë. Ta dini se asgjë s’do të ndryshojë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk