Kryeministri Hristijan Mickoski sot i ka dërguar mesazh BDI-së se “kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave me patriotizëm të rremë.
Mickoski tha se BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe i porositi ata të mos shpresojnë për këtë.
“Ata po luajnë në kartën e kujtesës së shkurtër. Kështu nuk shkon.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu zgjedhin mes një koncepti që për 20 vjet e ka shkatërruar Maqedoninë dhe nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,” ka thënë Mickoski.
Mickoski gjithashtu ka theksuar se kjo Qeveri ka fituar mbi 600 mijë vota dhe do të jetë fituese edhe në zgjedhjet lokale.