Duke folur për projektin për ndërtimin e Korridorit 8, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka qenë viktimë e tentimit për ryshfet, përcjell TV21. Mickoski tha se është i vendosur se nuk do ta mbështesë projektin kështu siç është, dhe se sipas tij i njëjtit duhet të ketë ndryshime dhe duhet të koordinohet me Bullgarinë.
“Nuk mundem asnjëherë, si kryeministër të vendos nënshkrim në projekt, të harxhojë gjysmë miliardi para të qytetarëve, për projekt që përfundon në gjysmë tuneli në rrugë qorre. Deri sa jam unë kryeministër, kjo nuk do të ndodhë. Dhe së dyti, sepse isha viktimë për tentim për ryshfet në lidhje me atë projekt, unë thash se kështu siç është, asnjëherë nuk do ta mbështes, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për para të taksapaguesve të Maqedonisë, por edhe të Europës. Nuk jemi ne si gjithë të tjerët, nuk jemi ne siç mendojnë, se do të vijnë disa dhe do të shkojnë të tjerët, e kështu me radhë. Dhe e njëjta do të funksionojë, në të njëjtin parim, ofro përqindje, e gjithë puna do të përfundojë. Kështu siç është, ne nuk do ta mbështesim, deri sa unë jam kryeministër i kësaj qeverie”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër./tv21.tv