Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistën për “Fli nëse mundesh” në televizionin Alfa, theksoi se ne jemi një nga qeveritë e para në Evropë që shkojmë me uljen e taksave për karburantet, nëse dikur të tjerë gjunjëzoheshin për ndihmë, tani ne jemi ata që reflektojnë stabilitet dhe u ndihmojnë fqinjëve, me ç’rast vuri në dukje se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara.
“Përpiqem që, në bazë të atyre informacioneve të cilat i kam dhe i marr nga ana e institucioneve, t’i parashikoj sfidat dhe me propozimet e mia të dal para kolegëve në Qeveri për të debatuar dhe për të nxjerrë zgjidhje, dhe ato zgjidhje duhet të jenë në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në kushte krize, e jo me futjen e panikut apo paranojës shtesë t’ua bëjmë jetën që edhe ashtu është e vështirë, akoma më të vështirë, deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se nuk ka nevojë të bëhet estradë në një situatë të tillë, por duhet që qeveria ta kryejë punën e saj, t’i parashikojë sfidat dhe të nxjerrim zgjidhje, dhe këtë qeveria po e bën në këtë moment.”
“Ne si qeveria e vetme në rajon dhe një nga të rrallat dy ose tri në Evropë, ndërmorëm një hap që është drejtpërdrejt nga buxheti me uljen e TVSH-së, një hap të fortë edhe pse para kësaj ishim të vetëdijshëm se kjo do të ketë në përgjithësi implikime fiskale që mbase do të na jenë barrë. Por, kjo nuk është sfida e vetme me të cilën ne po ballafaqohemi këtë vit. Ne si qeveri duhet të kthejmë 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra që i kanë bërë qeveritë paraprake. Kemi marrëveshje kolektive që duhet t’i zbatojmë për kolegët tanë që marrin të ardhura nga qeveria ose institucionet qeveritare, që do të thotë rritje e pagave. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar se në janar përsëri patëm një rritje prej gati 9% të pagave krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Pra, pagat vazhdojnë të rriten, megjithëse kishte histeri nga opozita se pagat nuk po rriteshin. Kemi krizën në Gjirin Persik, kemi këto masa fiskale që nënkuptojnë drejtpërdrejt një ulje të çmimit të karburantit”, theksoi kryeministri Mickoski.
Përkrah kësaj sfide, kryeministri Mickoski theksoi se ajo që nuk e shohin qytetarët, e të cilën qeveria po e bën, është gjithashtu edhe kthimi i atij të ashtuquajturit ‘tatim solidariteti’ i qeverisë së kaluar; erdhi koha kur fatura duhet të kthehet.
“Të gjitha këto janë sfida serioze me të cilat ne po ballafaqohemi, nga ana tjetër presionet për ndryshimin e Kushtetutës, nga ana tjetër rreziqet e sigurisë të cilat duhet t’i parashikojmë dhe të bëjmë kujdes. Kështu që e gjithë kjo si temë duhet të mbizotërohet, të supozohet, të parashikohet dhe të ofrohen zgjidhje”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski thotë se gjëja më e lehtë për të bërë është të krijosh paranojë dhe të trembësh qytetarët siç bëjnë të tjerët, por ajo që po bën qeveria është të sjellë një dozë optimizmi, qetësie se situata është nën kontroll dhe se qeveria e di çfarë po bën dhe se po bën mirë për qytetarët.
“Mendoj se këtë po e bëjmë deri tani, e mbajtëm stabilitetin e çmimeve, kemi çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon dhe ndër më të ulëtat në Evropë, këtu flas për benzinën dhe naftën. Një pjesë e madhe e qytetarëve të vendeve fqinje vijnë të mbushin karburant tek ne. Nëse dikur simboli për qytetarët maqedonas dhe për shtetet fqinje ishte që ne të gjunjëzoheshim dhe të kërkonim mëshirë, tani gjendja është ndryshe; ne jemi ata që reflektojnë stabilitet, siguri, ne jemi ata që ofrojmë zgjidhje për qytetarët e shteteve fqinje”, është i prerë kryeministri Mickoski.

