8 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMickoski: S’e kemi problem që t’i fusim në Kushtetutë edhe portugezët e...

Mickoski: S’e kemi problem që t’i fusim në Kushtetutë edhe portugezët e spanjollët, por Bullgaria duhet të jetë e qartë

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, tha se për qeverinë aktuale mbetet e papranueshme marrëveshja me Bullgarinë që u arrit në vitin 2022. Mickoski tha se vendi nuk e ka problem futjen e bullgarëve dhe etniteteve të tjera në Kushtetutë, por që Sofja zyrtare duhet të jetë e qartë se nuk do të vazhdojë ta bllokojë rrugën evropiane të Maqedonisë.

“Nuk mundet ne të ndryshojmë Kushtetutën kush e di për të satën herë, pa pasur mesazh të qartë nga ana tjetër, që është pala bullgare. Askush te ne nuk e ka problem që si pjesë e Preambulës të vendosen të themi kroatët, malazezët, sllovenët dhe të tjerët, sepse kemi marrëdhënie parimore me ata shtete, bile as për portugezët, spanjollët ose francezët. Nuk kemi ne problem të tillë. Nuk jemi qeveri e tillë, qytetarë të tillë, ose popull i tillë. Por po, kemi problem, për këtë duam të flasim që ta zgjidhim këtë problem. Dhe kjo është rrugë me dy kahje. Nëse njëra palë realizon në vazhdimësi, ndërsa pala tjetër asgjë, atëherë nuk ka qëllim, nuk ka poentë”, tha mes tjerash Mickoski.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments