8 C
Tetovo
E premte, 26 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMickoski: Tre kompani të huaja kanë konfirmuar dhe është marrë vendim për...
- Advertisment -spot_img

Mickoski: Tre kompani të huaja kanë konfirmuar dhe është marrë vendim për të investuar në vendin tonë

Me tre kompani të huaja që kanë shprehur interesim për të investuar dhe hapur fabrika në vend kanë përfunduar negociatat, ndërsa bëhet fjalë për kapacitete në industrinë automobilistike, të teknologjisë së lartë dhe farmaceutike, theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Me tre tashmë kanë përfunduar negociatat dhe janë konfirmuar. Është marrë vendim me vlerë afër 110-120 milionë euro në fazën e parë, me afërsisht 1.500 vende pune kur ta arrijnë kapacitetin e plotë”, ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes.

Kryeministri theksoi se janë duke u zhvilluar negociata me dhjetë investitorë të tjerë të huaj.

“Po negociojmë me dhjetë të tjerë – disa në energjetikë, disa në industrinë e teknologjisë së lartë, disa në industrinë automobilistike, etj. Vlerësojmë se ato do t’i shtojnë vlerë ekonomisë së vendit”, nënvizoi Mickoski i cili mori pjesë në promovimin e 120 automjeteve të reja policore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments