“PATJETËR TË KETË PËRGJEGJËSI PËR KANCER-MAFINË”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një press-konference, siç tha, zbardhi njoftime të reja për Klinikën për Onkologji për periudhën nga viti 2021 deri 2023, përcjellë KlanM. Ai prezantoi raportin e Fondit për Sigurim Shëndetësor që kishte kryer kontroll financiar të furnizimeve publike të MSH-së për periudhën nga 1 gushti 2021 deri më 1 gusht 2023 dhe të Klinikës për Onkologji për periudhën dhjetor 2022 deri në mars 2023.

“Raport tregon se ilacet për pacientët janë vonuar, kurse për këtë askush nuk ka dërguar shkresë dhe nuk ishin ndërprerë marrëveshjet me furnizuesit, s`ka pasur kontrolle gjatë aplikimit të ilaceve që u jepen pacientëve të shtruar në Klinikë dhe u janë dhënë ilace pacientëve që duhet t`I pranojnë në klinikë tjetër, kurse për këtë s`ka apsur asnjë konfirmim nëse ata ilace i ka marrë pacienti”, tha Hristijan Mickoski.

Siç paralajmëroi Mickoski, të gjitha dokumentet do të dorëzohen në Prokurorinë Publike, kurse nga Komisioni Anketues në Kuvend ka kërkuar që ta zgjeroi përfshirjen edhe me këtë periudhë të raportit.

Mickoski gjatë press-konferencës së jashtëzakonshme tha se bëhet fjalë për mafia të organizuar, e cila, sic u shpreh, fatkeqësisht ende është duke operuar dhe duke përfituar në kurriz të qytetarëve./KlanMacedonia