Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski po qëndron në SHBA ku është mbajtur samiti i NATO-s, ndërsa ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë diskutuar se është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta, shkruan Top24
Kam pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Le të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta.