Deputetja nga radhët e VLEN Mimoza Musa, ka replikuar ndaj deputetes të Frontit Evropian Arbana Pasholli duke e pyetur se çfarë paraqet legjitimiteti për BDI-në dhe duke kujtuar disa nga dështimet që i ka bërë BDI.
“E nderuara zonja Pasholli, më vjen mirë që pas pesë viteve e merrni fjalën në mandatin e tuaj të dytë. Legjitimiteti nuk definohet ashtu siç dëshironi ju, dje profesori dhe deputeti Halil Snopçe ju bëri një definim të bazuar në matematikë të thjeshtë, në vitet e kaluara keni pasur më pak vota se sa ka VLEN në këtë mandat . Mendoni dhe vendosni se çfarë është legjitimeti për ju. Keni pasur shumë mundësi në të kaluarën të bëni ndryshime, por nuk e keni bë. Hulumtimi i Freedom House thotë që në Maqedoni ka pasur regjim hibrid, nëse kjo është pozitive për ju, atëherë është për keqardhje. Stoikovic nga viti 2002 është deputet dhe ju keni qenë pjesë me të në qeverisje dhe ju keni qenë pjesë dhe iniciues të Ballkanit të Hapur, gjithashtu edhe Bujar Osmani ka ofruar marrëveshjen për situatën në Banskë kundër Kosovës.”