8 C
Tetovo
E hënë, 25 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMinistri Aliu takoi dr. Kedevin: Spitalet private nga shtatori do të duhet...

Ministri Aliu takoi dr. Kedevin: Spitalet private nga shtatori do të duhet të informojnë MSH-në për ndërhyrjet e kryera

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim me dr. Sashko Kedev, ku u shkëmbyen informacione në lidhje me pretendimet se janë kryer ndërhyrje të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientët në spitalet private.

“Njëkohësisht, ministri Aliu në takim rikujtoi se do të dërgohet një shkresë me të cilin të gjitha institucionet shëndetësore private do të obligohen që nga 15 shtator të informojnë Ministrinë, përkatësisht Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, për të gjitha kontrollat dhe ndërhyrjet e kryera (Termini im). Ministria e Shëndetësisë është e hapur për bashkëpunim me të gjithë palët e përfshira dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion për parregullsi të mundshme në sistem, të drejtohen menjëherë në Ministri. Transparenca është një nga shtyllat kryesore të punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e proceseve në sistem”, thonë nga Ministria.

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu deklaroi se institucionet private të kujdesit shëndetësor do të detyrohen të hapin bazat e të dhënave për të monitoruar rrugën shëndetësore të çdo qytetari.

Ministri i bëri këto njoftime, pas deklaratës së javës së kaluar nga kirurgu kardiolog Sashko Kedev në një intervistë me Kanal 77, se në disa spitale private kryhen ndërhyrje të panevojshme për fitim, duke përfshirë stentime dhe operacione të panevojshme. Ai nuk përmendi asnjë spital me emër. Pas deklaratës, spitali privat “Acibadem Sistina” i kërkoi atij të specifikonte se për cilin institucion bëjnë fjalë këto pretendime, duke e paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, do të ngrejë padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Aliu më 21 gusht tha se po formohet një komision me ekspertë nga tre vende të ndryshme, por jo nga fqinjësia, për të kryer kontrolle në institucionet private shëndetësore, por do të vazhdojë edhe në institucionet publike shëndetësore që merren me të njëjtën çështje.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments