Sot, në Manastir bashkë me kryeministrin Mickoski, ishim të pranishëm në prezantimin e sistemit modern rajonal për menaxhimin e mbeturinave dhe vendosjes së infrastrukturës kyçe në vitin 2026.
Në kuadër të këtij procesi, po realizohet një investim prej rreth 11 milionë euro në pajisje për selektim dhe transport, që do t’u shërbejë mbi 400.000 qytetarëve nga 18 komuna të Rajonit të Pellagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor.
Sistemi përfshin qendrën rajonale për menaxhimin e mbeturinave në Novac dhe stacionet e transferimit në Prilep, Ohër, Kërçovë dhe Dibër.
Paralelisht, janë në zhvillim procedurat për ndërtimin e deponive rajonale në Pollog – Rusino, Pellagoni si dhe rajonin Verior dhe Veri-Lindor, me fillim të punimeve gjatë vitit 2026.
Ky proces realizohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim vendosjen e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me standardet evropiane për menaxhimin e mbeturinave.




