8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMinistri i Shëndetësisë viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar: “Secili institucion meriton...

Ministri i Shëndetësisë viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar: “Secili institucion meriton kushte të barabarta”

Ministri i Shëndetësisë realizoi sot një vizitë pune në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Dr. Besnik Zeqiri, si dhe me mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë.

Gjatë takimeve, ministri u informua për sfidat me të cilat përballet stafi i spitalit, por edhe për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit dhe rrethinës.

“Dëgjova nga afër për nevojat dhe sfidat, por edhe për përkushtimin e madh të personelit. Besoj se çdo institucion shëndetësor, pavarësisht nëse është në Shkup apo në Gostivar, meriton të njëjtat kushte, të njëjtën vëmendje dhe të njëjtin dinjitet,” u shpreh ministri pas vizitës.

Ai theksoi se përmirësimi i infrastrukturës dhe i kushteve të punës për stafin mjekësor do të mbetet prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.

Vizita në Gostivar vjen në kuadër të angazhimit të institucioneve për të ndjekur nga afër gjendjen reale në terren dhe për të dëgjuar zërin e profesionistëve të shëndetësisë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments