Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se ka realizuar një takim me sipërmarrësin serial Dr.Etrur Albani në të cilin takim është biseduar për sjelljen e investimeve të reja në vendin tonë.

“Takim i frytshëm dhe premtues me sipërmarrësin serial Dr.Etrur Albani. Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues i Fox Marble Holdings PLC, kompania e parë e listuar në AIM për gurët me dimensione, si dhe themeloi Eco Buildings Group Ltd kompani për ndërtimin e shtëpive modulare sociale.

Takimi u fokusua në projektet aktuale dhe të ardhshme të Dr. Etrur Albanit, realizimin e tyre dhe mbi të gjitha u diskutua për investime të reja potenciale nga kompania në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Limani shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe inicim të investimit në vendin tonë, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimit modular, respektivisht shtëpive modulare sociale”, ka shkruar ministri Limani.