8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMinistri Murtezani nënshkruan marrëveshje strategjike me Universitetin e Ballkanit

Ministri Murtezani nënshkruan marrëveshje strategjike me Universitetin e Ballkanit

Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Ballkanit, në një hap strategjik për fuqizimin e lidhjes mes akademisë dhe politikës.

“Reformat e vërteta ndodhin kur politika hapet ndaj dijes. Ky bashkëpunim është një bazë e fortë për integrimin e dijes akademike në politikat publike dhe për avancimin e reformave që na afrojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha ministri Murtezani.

Memorandumi përfshin mbështetjen për trajnime të nëpunësve shtetërorë dhe studentëve, si dhe organizimin e seminareve, konferencave dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese me fokus integrimin në BE. “Bashkëpunimi mes institucioneve dhe akademisë do të sjellë njohuri dhe ekspertizë që janë thelbësore për proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit”, shtoi ministri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments