Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nga sot ndodhet në vizitë pune dyditore në Bruksel, gjatë së cilës do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të përshkuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të thellojë bashkëpunimin me organet kyçe të Bashkimit Evropian.
Është planfikuar Murtezani të takohet me Komisionerin Evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliver Varhei, me Sekretar i përgjithshëm i shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), Stefano Sanino dhe me Drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Unionit (GD NEAR) , Gert Jan Kopman.
Ministri i Çështjeve Evropiane do të ketë takime edhe me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në GD NEAR, Valentina Superti, me shefen e Departamentit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në GD NEAR, Sigrit Bretel dhe me përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, ambasadorin Balint Odor, vendi i të cilit është kryesues aktual me Unionin.
Murtezani do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike (JURI) të Parlamentit Evropian, eurodeputetin Ilhan Kuçuk, i cili në përbërjen e mëparshme parlamentare ishte raportues i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) për vendin. Raportues në përbërjen e re të AFET ende nuk është zgjedhur.
Sipas paralajmërimit të Ministrisë për çështje evropiane, në takimet e Murtezanit me përfaqësuesit e BE-së do të diskutohet për një sërë temash të rëndësishme për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Union, me theks të veçantë në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe harmonizimin e mëtejshëm të reformave të brendshme me standarde evropiane.
Do të diskutohet gjithashtu edhe mundësia e rritjes së mbështetjes teknike për reformat e vazhdueshme në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe masat kundër korrupsionit.