8 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMinistri pa resor Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizarit

Ministri pa resor Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizarit

Kryetari i Forcave Demokratike të Romëve (DSR) dhe ministër pa resor, Shaban Saliu, mbrëmë e promovoi kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Shuto Orizarit.

“Qëndroj këtu para jush i mbushur me krenari dhe mirënjohje. Shuto Orizari është komuna e vetme në botë e udhëhequr nga komuniteti rom, një vend ku çdo gur pëshpërit rrëfime për historinë, kulturën dhe shpirtin tonë të pathyeshëm. Sot së bashku marrim vendim për të ardhmen tonë, për një menaxhim të ndershëm dhe të përgjegjshëm të komunës sonë”, tha Saliu në fjalimin e tij para banorëve të Shuto Orizarit.

Në fjalimin e tij, ai paraqiti vizionin dhe programin e tij politik për një komunë moderne, funksionale dhe dinjitoze. Saliu paralajmëroi se prioritet do të jetë ndërtimi i infrastrukturës që do të sjellë jetë cilësore për të gjithë banorët, siç janë rrugë të asfaltuara deri në çdo shtëpi, zgjerim të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndriçim LED dhe trotuare të sigurta, si dhe banesa të reja sociale për familjet që presin prej kohësh një çati mbi kokë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments