Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot vizitoi klinikën e Urologjisë dhe Hematologjisë ku uroi Bashkim Shabanin në detyrën e drejtorit në Urologji dhe drejtoreshën Sonja Stavrik në Hamatologji.
Ministri Taravari shrehi gatishmërinë e tij për t’i asistuar me çdo mundësi që këta drejtorë të punojnë me kapacitet të plotë për t’i shërbyer qytetarëve.
“Vizitova para pak klinikën e Urologjisë dhe Hematologjisë.
Urova Bashkim Shabanin për detyrën e drejtorit në Urologji dhe drejtoreshën Sonja Stavrik në Hamatologji.
I shpreha gatishmërinë tonë për t’i asistuar me çdo mundësi ashtu si pres që këta drejtorë të punojnë me kapacitet të plotë për t’i shërbyer qytetarëve.
Ka vetëm një mënyrë për ta sjellë Ndryshimin dhe kjo është Puna”, përfundon Taravari.