8 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMiratohet aktakuza për 13 policët për tragjedinë në “Puls”, çështja kalon në...

Miratohet aktakuza për 13 policët për tragjedinë në “Puls”, çështja kalon në gjykim

Policët që kanë kryer kontroll në diskotekën “Puls” në Koçan, mbrëmjen kur ndodhi tragjedia, do të ulen në bankën e të akuzuarve. Aktakuza ndaj tyre është miratuar në tërësi nga Këshilli për vlerësimin e aktakuzës pranë Gjykatës Penale në Shkup.

Aktakuza e paraqitur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është kundër 13 zyrtarëve policorë, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Nga Gjykata Penale njoftojnë se lënda do t’i shpërndahet një gjykatësi përmes sistemit AKMIS, pas së cilës do të caktohet data për fillimin e gjykimit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments