8 C
Tetovo
E martë, 30 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMiratohet buxheti i komunës së Bogovinës, Feti Abazi premton rrugë, salla sportive,...
- Advertisment -spot_img

Miratohet buxheti i komunës së Bogovinës, Feti Abazi premton rrugë, salla sportive, ujë dhe arsim cilësor në kushte bashkëkohore

Kryetari i komunës së Bogovins, Feti Abazi përmes një postimi ka ndarë lajmin për miratimin e buxhetit të komunës së Bogovinës një buxhet zhvillimorë i hartuar me qytetarët mbi nevojat e tyre elementare dhe përshtatur me kushtet bashkohore. Abazi në postimin e tij shkruan se në buxhet janë janë paraparë ndërtimi i 11 rrugëve, tre shtretër lumejsh, 2 salla sportive dhe shumëfishim i buxhetit për arsimin. kulturën dhe sportin për të krijuar kushte bashkohore dhe duke ndjekur zhvillimin e teknologjisë.

Komponenta zhvillimore e buxhetit është mbi 6 milion euro investime.
📌 11 Rrugë.
📌 3 Shtretër Lumenjsh.
📌 2 Salla Sportive.
📎 Mbi ~ 1.000.000 euro grante.
📎 Shumëfishim i buxhetit për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji.
📊 Për herë të parë, përkrahje direkte, për Rininë, Bashkësitë Lokale, Turizmin, Bizneset, Fermerët e Bujqit.
🗂️ Këto dhe shumë projekte tjera përbëjnë propozim buxhetin për vitin 2026. Ky është një buxhet ambicioz që e kthen komunën në PUNË!
Ju lutem të ndani 1 minutë kohë për të parë buxhetin tuaj!
Me respekt,
Feti Abazi“, ka shkruar Abazi.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments