8 C
Tetovo
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMiratohet Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026
- Advertisment -spot_img

Miratohet Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026

Sot u mbajt Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës, në të cilën u shqyrtuan programet komunale dhe kërkesat e parashtruara nga këshilltarët dhe qytetarët, duke reflektuar angazhimin për transparencë dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.

Pikë kryesore e rendit të ditës ishte Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i cili pas diskutimeve konstruktive u miratua me 14 vota pro. Buxheti i planifikuar nga të ardhurat arrin vlerën prej 524.098.326 denarësh dhe ka karakter zhvillimor, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe shërbimeve publike.

Në kuadër të buxhetit janë paraparë projekte kapitale dhe strategjike, ndër të cilat: nisja e procedurës për Planin Gjeneral Urbanistik me zgjerim territorial, ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve në disa lagje dhe fshatra, zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimi i parkingjeve publike, ndriçimi publik, si dhe ndërtimi i Qendrës për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara. Po ashtu, është planifikuar edhe hartimi i strategjisë afatgjate për zhvillimin e turizmit.

Komuna e Dibrës thekson se do të vazhdojë me realizimin e projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments