Dru të rrëzuar dhe disa kabllo të rrymës elektrike përtokë. Për shkak që nuk punonin semaforët dhe komunikacioni u vështirësua.
Kjo ishte gjendja nga moti i ligë në lagjen “Maxhari” të Shkupit. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe disa fotografi të shpërndara nga qytetarët, ku shihen disa drurë të rrëzuar në “Aerodrom” dhe bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”.
Pastrimi i rrugëve në Shkup vazhdoi edhe sot.
Nga EVN Maqedoni njoftojnë se ekipet e elektordistrubuimit dhe të MEPSO-s kanë arritur të rregullojnë defektin me rrymën elektrike në një pjesë të Shkupit.
“EVN Maqedoni shpreh falënderim të madh për MEPSO dhe ELNOS Shkup për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në situata të tilla krize dhe emergjente. Faleminderit edhe shfrytëzuesve për mirëkuptimin dhe durimin e tyre”, thotë EVN.
Përndryshe, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftime për 35 drurë të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara.