Alban Skënderaj do të festojë 20 vitet e karrierës në muzikë, me një koncert në stadiumin “Air Albania”, koncert që do të mbajë emrin “Motiv i Jetës Time’, njësoj si kënga e parë që e bëri Albanin që njohim të gjithë sot.

Më 6 Qershor në Stadiumin “Air Albania” vijnë këngët më të dashura të repertorit të kantautorit që ja ka dalë gjithmonë të depërtojë në zemrat e publikut. Një produksion i kuruar në detaje, që ka për qëllim të zgjojë copëza të memories tonë kolektive.

Ishte momenti për të kurorëzuar diçka të madhe. Thelbi është muzika, përmasat janë gjigante. Koncerti do jetë shumë i bukur dhe energjik, nuk do jetë ai koncerti meditativ dhe do ketë më shumë energji. Gjithsesi janë edhe momentet kyçe ku unë rrëfehem.

Hitet më të dashura të artistit, dhe këngët e tij të ndjera janë arsyeja për të bërë publikun bashkë një botë më të mirë, sepse muzika e bën botën më të mirë.

“Motiv” është koncerti që deri më tani ka thyer rekord në shitjen e biletave, duke tejkaluar çdo pritshmëri. Ndaj 6 qershori i dedikohet “Motiv”, i dedikohet muzikës dhe publikut.