Jose Mourinho ka kritikuar paraqitjen e Portugalisë në Kampionatin Evropian.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez u eliminua në çerekfinale pasi u mposht nga Franca pas ekzekutimit të penalltive.
Mourinho tha se Portugalia kishte potencial të madh por është zhgënjyer pasi pritshmërië ishin më të mëdha.
“Ka gjithmonë zhgënjim kur mendon se mund të bësh më mirë. Potenciali i ekipit ishte jashtëzakonisht i lartë. Portugalia nuk ishte fantastike, pavarësisht se arriti në çerekfinale. Ne prisnim më shumë. Isha në stadiumin kombëtar për ndeshjen Portugali-Kroaci dhe nuk kishte erë të mirë. Nuk pata një ndjenjë të mirë. Nuk isha larg pikës kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale. Spanja është surpriza më e madhe për mua, në mënyrën se si ekipi ka evoluar, ata janë praktikisht një ekip i ri. Për mua, për momentin, ata janë skuadra që luan më mirë dhe ajo që ka luajtur më mirë gjatë gjithë turneut.’’, deklaroi Mourinho për Sport TV.