Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (22.11.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë.
“Nga kontrollet e kryera janë regjistruar 144 shkelje. Prej tyre: katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 66 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.