Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve dhe anëtarëve të grupeve të tifozëve që të mbështesin të dashurit e tyre sportivë, por të bëjnë tifozëri sportive, ekskluzivisht në frymë sportive, pa gjuhë urrejtjeje, pa asnjë lloj fyerjeje mbi baza personale, etnike, fetare apo çfarëdo tjetër që nuk i përshtatet ngjarjeve sportive dhe është në kundërshtim me ligjin.
Në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Sallën Sportive të Kumanovës, në SPB Kumanovë tashmë janë thirrur disa persona të dyshuar me të cilët është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas analizave të kryera dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa konkrete ligjore ndaj personave të përfshirë, përfshirë edhe procedura penale.
Sot, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria S.M. (30) nga Kumanova, i cili dyshohet se gjatë pushimit të ndeshjes së basketbollit ka tentuar të fusë një transparencë me përmbajtje fyese. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Në këtë kontekst, MPB edhe njëherë thekson se në kuadër të sigurimit të ndeshjeve të qeta dhe pa incidente, policia do të jetë jashtëzakonisht rigoroze ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht ndaj çdo brohoritjeje fyese mbi baza kombëtare, etnike ose fetare, dhe e njëjta do të ndëshkohet pa asnjë tolerancë.
Vetëm një tifozëri sportive dhe fer mund të na sjellë suksese, fitore dhe gëzime sportive.