Përgjegjësi disiplinore për një zyrtar që ka regjistruar një mjet motorik në pronësi pa praninë e pronarit dhe tre persona që nuk kanë konstatuar lëshimet në stacionin e kontrollit teknik. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ka dorëzuar njoftim në prokurorinë publike dhe ka përgatitur propozim për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj personit R.I. në pozicionin nëpunës në stacionin e kontrollit teknik, thonë burime policore për NetPress, transmeton Portalb.mk.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, ka vepruar me njoftimin e dërguar nga Departamenti i Policisë Kriminale, sipas të cilit kanë vepruar sipas urdhrit të Gjykatës Themelore Penale për konfiskimin e mjetit motorik në pronës të personit F.Q. nga fshati Gërçec. Gjatë kontrolleve të tyre u konstatua se mjeti ishte regjistruar në mungesë të pronarit, pra për një periudhë kohore, gjatë së cilës, sipas kontrolleve, personi F.Q. ishte jashtë kufijve të shtetit. Nga kontrollet e bëra nga shërbimet kompetente është konstatuar se nga zyrtari R.I., është bërë regjistrimi dhe ndërrimi i targave të mjetit motorik, në mungesë të pronarit, me të cilin R.I. ka bërë shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për automjete dhe Rregulloren për regjistrimin e automjeteve. Gjithashtu, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka paraqitur propozim për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj tre personave G.P. shefi i departamentit, V.N. Kryeinspektori dhe L.M.B. kryeinspektor i komunikacionit, i cili gjatë kontrollit në stacionin e këqyrjes teknike nuk ka vepruar sipas inventarizimit dhe përshkrimit të vendeve të punës dhe nuk ka konstatuar lëshimet e stacionit të kontrollit teknik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Dyshimet e policisë, thonë nga atje, janë se pronari i vërtetë i këtij automjeti të shtrenjtë dhe luksoz është personi Sheval Muaremi, i cili aktualisht është në arrati dhe për të cilin policia maqedonase ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Me 4 mars, Policia ndaj Sheval Cekut lëshoi fletëarrest ndërkombëtar, për vrasje, formim të grupit kriminal dhe tregti me drogë.
Gjatë një aksioni të MPB-së me 25 janar 2024, u arrestuan 6 persona, ndërkaq Muaremi dhe 7 të tjerë nuk ishin të kapshëm për policinë. Në mesin e të kërkuarve kishte edhe pjesëtarë të grupit të kriminal të “Duqanxhikut”, të cilët përndryshe janë aleatë të “Gërçecit”.
Muaremi, i cili ashtu siç konfirmoi edhe prokurori Islam Abazi, ndodhet në Dubai, kërkohet për 3 vepra të rënda kriminale, vrasje, formim të grupit kriminal dhe tregti me drogë. Zëvendësi joformal i Muaremit, Mehmed Dalipi apo i njohur si “Rudi”, kërkohet për vrasje dhe formim të grupit kriminal. 5 të tjerët, kërkohen për tregti me drogë.
Në fletëarrestet e të kërkuarve, MPB ka dhënë dhe përshkrim të dhënave të tyre dhe veprave për të cilën kërkohen.