8 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMPB jep detaje për aksidentin ku u dogjën një makinë dhe një...

MPB jep detaje për aksidentin ku u dogjën një makinë dhe një kamion: Është lënduar një 25-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar detaje për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi mbrëmë vonë në hyrje të Shkupit, pranë Hipodromit, në të cilin u përplasën një automjet pasagjerësh dhe një kamion dhe u përfshinë nga flakët.

“Aksidenti ndodhi më 10 shkurt 2026 rreth orës 23:00 në autostradën Shkup-Kumanovë, përpara kryqëzimit për autostradën anësore të kryeqytetit. Në përplasje u përfshinë një automjet pasagjerësh BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovci, rajoni i Shkupit, dhe një kamion Mercedes me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga L.D. (56) nga fshati Brest, rajoni i Shtipit”.

“Pas përplasjes, të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht. Shoferi i BMW-së pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup”, thonë nga MPB.

Gjithashtu theksojnë se një ekip inspektimi nga SPB Shkupi kreu inspektimin e vendit të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments