8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeMPB: Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa prishje të rendit...

MPB: Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike

Zgjedhjet lokale 2025 të cilat po mbahen në disa nga komunat e rajonit të SPB Tetovë, përkatësisht të NJPB Gostivar dhe SPB Ohër, po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, informon MPB përmes profilit të saj zyrtar në Fejsbuk.

Siç ka bërë të ditur shefi i Sektorit për marrëdhënie me publikun, Goce Andreevski, MPB po ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të saj për të siguruar zbatimin e papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor.

“Deri më tani nuk janë regjistruar incidente apo çfarëdo lloj prishje të rendit dhe qetësisë publike. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike që të kontribuojnë për një atmosferë paqësore dhe demokratike. Nëse ka çfarëdo lloj prishje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrat e telefonit 192 ose 112”, ka thënë Andreevski.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments