8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMuhamed Elmazi me mbështetje për nxënësit e Sarajit: 20 më të mirët...

Muhamed Elmazi me mbështetje për nxënësit e Sarajit: 20 më të mirët çdo vit do të shpërblehen me patentë shofer falas

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka paralajmëruar një masë konkrete për të motivuar dhe shpërblyer nxënësit e dalluar. Ai premton se çdo vit, 20 nxënësit më të suksesshëm të shkollave të mesme nga kjo komunë do të përfitojnë mbulimin e plotë të shpenzimeve për marrjen e patentë shoferit.

“Për rininë e Sarajit duhet të krijojmë hapësira të reja motivimi dhe shpërblimi. Nxënësit që japin më shumë, meritojnë edhe më shumë. Çdo vit, 20 më të dalluarit do të shpërblehen me mbulimin e shpenzimeve për marrjen e patent shoferit”, ka theksuar Elmazi.

Sipas tij, ky është vetëm një hap drejt krijimit të mundësive të reja për rininë, duke e bërë Sarajin një komunë që vlerëson dhe investon në brezat e rinj.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments