Kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, është pritur nga banorët e rrugës Sami Frashëri në Saraj.
Elmazi, duke shpjeguar në detaje për vizionin e tij dhe planprogramin që ka për Sarajin, ka deklaruar se interesimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm dhe gjitnjë i bindur se fitorja në Saraj po afrohet si asnjëherë më parë.
“Në rrugën Sami Frashëri, banorët e Sarajt treguan se dashuria për dijen, përparimin dhe ndryshimin nuk njeh kufij ashtu si ideali i Sami Frashërit!
Interesimi për planprogramin tonë ishte i jashtëzakonshëm dhe bindja e tyre se fitorja e ndryshimit në Saraj si asnjëherë më parë po afrohet!
Fituesi tashmë dihet, 7 është numri, 19 tetor është dita!”, ka deklaruar Elmazi.