Si Qeveri jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë i cili duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, pastaj duke mbrojtur interesat e të dyja vendeve, deklaroi sot në Bruksel ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezan pas takimit me Komisarin Evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji.
Në takim është folur edhe për sfidat dhe pengesat në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.
Murtezani dhe Varheji kanë biseduar edhe për zbatimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor në kuadër të së cilës sigurohen mjete për vendet e rajonit për forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe zbatimin e reformave të përcaktuara sipas agjendës së reformave./Tv21/