8 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMurtezani nga Këshilli për Integrime: Zgjerimi i BE-së nuk është formalitet, por...

Murtezani nga Këshilli për Integrime: Zgjerimi i BE-së nuk është formalitet, por domosdoshmëri gjeopolitike

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ku është diskutuar për domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së dhe për rëndësinë e ruajtjes së parimeve themelore evropiane.

Në fokus të mbledhjes ishte presidenca daneze me Këshillin e BE-së dhe porosia e saj e qartë: zgjerimi nuk është një formalitet burokratik, por një nevojë e padiskutueshme gjeopolitike për stabilitetin e kontinentit.

“Maqedonia e Veriut prej kohësh e ka përqafuar sistemin evropian të vlerave si të vetin. Vazhdojmë në këtë rrugë me dinjitet dhe përkushtim, me pritje të qarta se zgjerimi duhet të mbetet principiel dhe i drejtë. Kushtëzimet dhe vetot dypalëshe jo-principiele nuk janë vetëm padrejtësi, ato janë një goditje sistemike ndaj vetë idesë evropiane”, theksoi Murtezani.

Ai u shpreh se BE duhet të udhëheqë me drejtësi, të zgjerohet dhe të mos tërhiqet përballë sfidave. Në këtë rrugë, sipas tij, Maqedonia e Veriut do të mbetet një partner i besueshëm dhe i përkushtuar.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments