Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë Financiare.
Me këtë rast, z. Dauti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional në luftën kundër veprimtarive të paligjshme ekonomike dhe financiare.
“I nderuar të jem pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme që nënvizon rolin kyç të Policisë Financiare në garantimin e rendit ekonomik dhe luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal dhe krimeve të tjera financiare,” u shpreh z. Dauti.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes Doganave dhe Policisë Financiare është dhe do të mbetet një shtyllë e fortë në ndërtimin e një mjedisi të ndershëm ekonomik dhe në forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës.
Ceremonia shënoi jo vetëm një moment reflektimi për arritjet e deritanishme të Policisë Financiare, por edhe një angazhim të përbashkët për sfidat që mbeten përpara në luftën kundër krimit ekonomik.