Zëvëndësdrejtori në Drejtorine e Doganave Mustafa Dauti ka bërë të ditur se: Drejtoria e Doganave është vendosur si lideri Ballkanit me një Sistem të avancuar të Analizës së Rrezikut dhe Magazinimit të të Dhënave të zbatuar me një grant nga Republika e Koresë në shumën prej 4.75 milionë dollarësh, i cili do të përfaqësojë një bazë të fortë për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sistemi lejon kontroll të përmirësuar të të gjithë importit, eksportit dhe tranzitit, si një faktor kyç në shtypjen e ekonomisë gri, parandalimin e krimit, mbrojtjen e interesave financiare dhe mbushjen e Buxhetit, si dhe lehtësimin dhe përshpejtimin e tregtisë ligjore.
Në të njëjtën kohë, në rast se çmimet e mallrave janë më të ulëta se çmimet e bursës, oficerët doganorë do të marrin një alarm për mashtrime të mundshme doganore. Gjithashtu do të mundësojë zbulimin më të mirë të profileve me rrezik të lartë në trafikun ajror.
Këto ishin mesazhet kryesore të ngjarjes ceremoniale të sotme në të cilën Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, zëvëndësdrejtori Mustafa Dauti, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Doganor Korean, Lee Myong-ku, promovuan sistemin.
Sistemi u promovua duke mbajtur një takim në nivelin më të lartë dhe në prani të Ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Kocoska, Sekretares së Shtetit Andriana Matlioska dhe Ambasadorit së Republikës së Koresë, Kim Dong Bae, pas së cilës drejtorët e Doganave të Maqedonisë dhe Koresë mbajtën një konferencë për shtyp.

