Fitorja në zgjedhjet lokale si për ne si për partnerin tonë qeveritar nuk ishte befasi e as triumf por vetëm dëshmi apo vulë se qytetarët janë të kënaqur me këtë pushtet. Bashkëpunimi frytshëm qeveritar dha frytet e veta edhe në këto zgjedhje lokale. Prandaj, ky partneritet do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në raudin e dytë, madje edhe më fuqishëm. Ne u qëndrojmë besnik votuesve tanë, por jemi korrekt dhe respektojnë partneritetin qeveritar përmes të cilit po avancojmë shoqërinë tonë.. Mbështetja gjithmonë është dhe do të jetë reciproke.
Qeveria VLEN–VMRO ka dëshmuar se stabiliteti dhe puna konkrete sjellin rezultate. Me reforma të mirëstrukturuara, investime të synuara dhe bashkëpunim të sinqertë ndërmjet partnerëve, vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Në vend të premtimeve boshe, kjo qeveri po ofron vlera të prekshme si infrastrukturë moderne, zhvillim të komunave shqiptare me ritme historike, përfshirje të barabartë në institucione dhe një frymë të re bashkëpunimi ndëretnik.
Rrugëtimi ynë nisi kësisoji nga afera në integritet e nga kriza në zhvillim. Ndër qeveritë më të suksesshme të viteve të fundit, ajo e VLEN–VMRO-së mbetet shembulli i qeverisjes pa hije. Asnjë aferë korruptive, asnjë skandal, asnjë shkelje e parimeve të transparencës.
Në vend të aferave, kjo qeveri ka vendosur luftën kundër korrupsionit si prioritet të parë. Në vend të diskriminimit, barazinë reale dhe investimet në zonat shqiptare. Në vend të keqmenaxhimit, zhvillimin dhe efikasitetin institucional.
Prandaj, çdoherë propaganda bie dhe rezultatet mbeten. Ata që humbën kërkojnë shpëtim në shpifje. Por populli i sheh rezultatet, dhe ato flasin më qartë se çdo deklaratë, siç folën më 19 tetor do të flasin edhe më 2 nëntor. Sot vendi ka më shumë siguri, më shumë investime, më shumë zhvillim e më shumë shpresë. Kjo është qeveria që nuk flet për sukses ajo e dëshmon me punë.
Koha e fjalëve ka kaluar. Sot është koha e rezultateve, dhe rezultatet janë këtu në çdo komunë, në çdo projekt, në çdo sektor. Pavarësisht pluhurit të propagandës, VLEN–VMRO po shkruan një kapitull të ri në historinë politike të vendit kapitullin e bashkëpunimit, stabilitetit dhe reformave që sjellin zhvillim për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Ilaçi për shërimin e dëshpërimit nga humbja janë reformat, e nëse keni probleme tjera e keni doktorin në koalicion, kërkoni ndihmë nga ai. Duke ju ndihmuar juve i ndihmon edhe vetes!





