Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në vendin tonë, gjegjësisht me z. Daniel Merkez, sekretar i parë i ambasadës, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u trajtuan tema me interes të ndërsjellë që lidhen me forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me rëndësi strategjike. U shkëmbyen ide dhe përvoja për të ndërtuar ura më të forta komunikimi me synim fuqizimin e partneritetit.
Ky takim përbën një hap drejt bashkëpunimit duke hapur perspektiva të reja për projekte dhe iniciativa që do të kontribuojnë në të mirë të përbashkët.