Ndërmarrja Publike “Komunalec” e Gostivarit, ka pranuar gjatë ditës së sotme një donacon prej 50 kontenjerëve nga komuna fqinje, gjegjësisht nga Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova”.
Lajmin, përmes rrjeteve sociale, e bënë të ditur drejtori i ndërmarrjes publike komunale “Komunalec”, Zeadin Nuredini, i cili me këtë rast ka falenderuar kolegun e tij nga Tetova, Samt Bislimin për ndihmën e ofruar.
“Në emrin tim personal dhe në emër të ndërmarrjes tonë, shpreh mirënjohje të përzemërt për Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” dhe drejtorin Samet Bislimi për donacionin e 50 kontejnerëve për mbeturina. Mbështetja juaj vlerësohet thellësisht si shembull i bashkëpunimit të mirë mes komunave tona. Faleminderit për partneritetin dhe angazhimin tuaj për të përmirësuar higjienën publike në vendbanimet tona”, shkruan Zeadin Nuredini, drejtor i N.P “Komunalec” në Gostivar.
Vendosja e këtyre kontejnerëve, shton në shkrimin e tij drejtori Nuredini, do të risë ndjeshëm përpjekjet tona për menaxhimin e mbeturinave dhe do të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi më të pastër.