Gazetari Naser Asani ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura në Komunën e Zhelinës nën udhëheqjen e kryetarit aktual dhe kandidat nga koalicioni VLEN, Blerim Sejdiu.
Asani thekson se Zhelina është shndërruar në shembull të zhvillimit të qëndrueshëm lokal, me projekte të prekshme në çdo fshat dhe investime që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve. Gjithashtu Asani nënvizon se puna e bërë flet vetë dhe se Sejdiu është ai që punon, jo që premton.
“Shumë arsye për ta mbështetur Blerim Sejdiun
Zhelina sot është shembulli më i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Nën udhëheqjen e Blerim Sejdiut, komuna po përjeton një transformim të vërtetë nga Zhelina, Pallatica, Uzërmishti, Treboshi, Strimnica, Leshnica, Debërca, Grupçini, Rogla, Novosella, Kopançindolli, Çifliku, Llërca, Merova, Sallareva e Cerova me rrugë moderne e bulevarde të reja, shkolla të rinovuara dhe hapësira publike që marrin jetë çdo ditë.
Në çdo vendbanim ndihet ndryshimi: investime konkrete, punime që përfundojnë me kohë dhe shërbime që afrojnë çdo qytetar me komunën.
Në qendër të Zhelinës po ngrihet Pallati i ri i Kulturës, simbol i jetës kulturore, ndërsa projektet infrastrukturore po lidhin çdo fshat me standarde të reja rrugore dhe kanalizimi.
Shkollat po rinovohen, rrugët po asfaltohen, deponitë e vjetra po zhduken dhe hapësirat publike po marrin pamje të re.
Kjo është Zhelina e sotme një komunë që ecën përpara, që ndërton, që investon dhe që i jep shpresë çdo familjeje.
Nuk ka nevojë për premtime boshe, sepse puna flet vetë.
Blerim Sejdiu Ai që punon, jo që premton!”, përfundon Asani.