8 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniNdahet nga jeta Dr. Selver Useini, mjeku i përkushtuar që shërbeu me...

Ndahet nga jeta Dr. Selver Useini, mjeku i përkushtuar që shërbeu me zemër për Zhelinën!

Me pikëllim të thellë, Zhelina dhe rajoni mori lajmin e ndarjes nga jeta të Dr. Selver Useinit, i njohur për dekada të tëra si një nga mjekët më të përkushtuar dhe të respektuar të zonës.

Dr. Selver Useini, i njohur për profesionin e tij si stomatolog, ishte më shumë se një mjek, ai ishte një figurë humane, një njeri i afërt me njerëzit dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte me buzëqeshje, përkujdesje dhe profesionalizëm. Gjatë gjithë jetës së tij ai u karakterizua nga përkushtimi ndaj shëndetit të qytetarëve, thjeshtësia në komunikim dhe humanizmi në shërbim.

Për shumë familje dhe gjenerata të tëra, ai nuk ishte vetëm “doktori i dhembëve”, por një simbol i besimit, kujdesit dhe përkujdesjes mjekësore në kohë të vështira e të lehta.

Varrimi i tij u bë sot, pas faljes së namazit të ikindisë, në praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe shumë qytetarëve që erdhën për të dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Redaksia e fol.mk i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Useini, miqve, kolegëve të tij dhe gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe ta kujtojnë me respekt.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet për të gjitha të mirat që ka bërë në këtë jetë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments