8 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNdalohet importi i mbi 26 tonëve mish pule nga Brazili në pikën...

Ndalohet importi i mbi 26 tonëve mish pule nga Brazili në pikën kufitare Qafë Thanë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve mish pule të ngrirë, konkretisht kofshë pule pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për import.

Bëhet fjalë për një dërgesë prej 2.167 paketimeve nga 12 kilogramë secila, e cila pas Vendimit për ndalim të importit të marrë nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.

Sipas njoftimit të AUV-së, ndalimi i importit është vendosur pasi dërgesa ka qenë në kundërshtim me Vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim parandalimin e futjes së virusit të influencës aviore me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve).

Me këtë Vendim ndalohet importi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të cilat janë therur, ngarkuar dhe certifikuar para datës 1 gusht 2025.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments