Ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Qallapeku, i njohur me nofkën “Tarzani” luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, shoku e vëllau jonë shumëvjeçar…

Dua të them me plot gojën, se Iliri ishte njeri i zoti, i gjallë dhe shumë energjik. Ne do ta kujtojmë Ilirin si një njeri guximtar, që kreu detyrën e patriotit në kushtet më të vështira në të cilat gjendej populli ynë.

Advertisement
Zoti na bashkoftë në botën tjetër, ashtu siç ishim tok në punë, mendime dhe ideale në këtë botë kalimtare.

Pushofsh në paqe luftëtari i jonë i lirisë.