Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve të cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për vitin 2024.
Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar kontabilistët, do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.
Momentalisht rreth 3.300 kontabilistëve u është shqiptuar masa dispilinore “heqje e përkohshme nga Regjistri”, gjegjësisht u është marrë e drejta e nënshkrimit në llogaritë vjetore sepse nuk janë vizituar numër të mjaftueshëm të trajnimeve tek shtëpitë konsulente.